Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se "ne e penguam Iranin të zbatonte një plan për të na shkatërruar".
Ai është shprehur se e kanë eliminuar këtë, që ai e quajti “rrezik ekzistencial”, raporton Sky News.
Netanyahu u shpreh gjithashtu se Izraeli vrau 20 shkencëtarë të lartë bërthamorë të Iranit.
"Dëmi kumulativ që i shkaktuam ekonomisë së IRGC-së, llogaritet në qindra e qindra miliarda dollarë dhe do t'u duhet shumë kohë për t'u rikuperuar”, tha ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.