Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se e kanë shkatërruar atë që ai e quajti “boshti terrorist i Iranit".
Ai tha se kanë shkatërruar mbi 90 për qind të 150 mijë raketave që Hezbollahu i mobilizoi kundër tyre, raporton Sky News.
Netanyahu gjithashtu tha se do t’i mbajnë trupat në Gaza, Siri dhe Liban siç u shpreh, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
"Ne krijuam një zonë sigurie në Gaza, krijuam një zonë sigurie në Siri, krijuam një zonë sigurie në Liban dhe do ta mbajmë atë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të mbrojtur popullin tone”, tha ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.