Lajmet e fundit

Skuadra e Monzas që garon në Serie A, pritet të bëhet me trajner të ri.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, është Alessandro Nesta, ai që do të pasojë Raffaele Palladinon, i cili ishte trajneri i deritanishëm.
Romano potencon se ujdia është arritur mes palëve dhe mbetet vetëm zyrtarizimi nga Monza.
Monza në sezonin e kaluar është renditur në vendin e 12-të, duke grumbulluar 45 pikë. /Klankosova.tv.