Nesër në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të mbahet promovimi i monografisë shkencore: “Neuroestetika e një artisti” nga autori Ph.D. Oltsen Gripshi, historian dhe estet arti.
Libri i kushtohet pikturave të kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, transmeton klankosova.tv.
Gjatë promovimit do të jetë i kyçur online edhe vet Rama.
Ky promovim organizohet nga Prof. Asoc. Dr. Ilir Muharremi, i cili do të hapë ngjarjen me fjalën e tij si kritik arti dhe studiues i njohur në fushën e estetikës bashkëkohore.
Më pas, do të ketë fjalë përshëndetëse dhe diskutim nga vetë autori.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.