Lajmet e fundit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nesër do ta presë në takim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Takimi pritet të nisë në ora 16:00 dhe do të mbahet në kabinetin e presidentes.
Shefi i qeverisë shqiptare me shumë gjasë nuk do të pritet nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili sot deklaroi se takimi mes tij dhe Ramës, mund të ndodh vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Para disa javësh, ishte planifikuar që në Gjakovë të mbahej mbledhja e dy ekzekutiveve, por që pjesëmarrjen e kishte anuluar kryeministri Rama, për shkak të mosdëgjueshmërisë së Qeverisë së Kosovës ndaj faktorit ndërkombëtar, për shkak të situatës në veri.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.