Të martën më 9 prill, shfaqet premiera e filmit dokumentar “Shtigjeve të luftës” në teatrin ‘Avdush Hasani’ në Podujevë, i cili u kushtohet luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Njësitit Special "Pitbull".
Ky njësitë ishte i përfshirë në operacionet luftarake në Betejën e Koshares, njofton Klankosova.tv.
Kështu bëri të ditur Komuna e Podujevës në një njoftim në Facebook.
“Më 9 prill 2024, në Teatrin "Avdush Hasani", duke filluar nga ora 17:00 shfaqet premiera e filmit dokumentar, "Shtigjeve të luftës", kushtuar luftëtarëve të UÇK-së të Njësitit Special "Pitbull" të përfshirë në operacionet luftarake në Betejën e Koshares”, shkroi komuna.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.