Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të organizohet ceremonia e shpërndarjes së librit për më shumë se 30 biblioteka komunale.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se ky aktivitet do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00, përcjell Klankosova.tv.
Në njoftim tutje bëhet e ditur se për secilën bibliotekë do të dhurohen më shumë se 600 tituj, duke përfshirë autorë të ndryshëm.
"Ky aktivitet është i përvitshëm dhe shërben për pasurimi ne fondit bibliotekar në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe më gjerë", thuhet tutje në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.