Nesër (24.08.2022) në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës së basketbollit në dy konkurrencat, si dhe në ligat e tjera.
E veçanta e këtij edicioni të sivjetmë është emri “Prince Caffe Superliga”, shkruan Klan Kosova.
Më 19 gusht, bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe ndër të tjera, ka vendosur që “Superliga e Meshkujve në dy vitet e ardhshme do të merr emrin Prince Caffe Superliga”.
Shorti për edicionin Prince Caffe Superliga për meshkuj do të fillojë nga ora 13:00, i cili mund të përcillet edhe LIVE në faqen zyrtare në Facebook “Kosovo Basketball Federation”, kurse shorti për Superligën e femrave nga ora 12:00.
Në orën 11:00 tërhiqet shorti për Ligën e Parë tek meshkujt, ndërsa në orën 14:30 shorti për Ligën e Parë tek femrat.
Ndërsa shorti për Ligën e Dytë tërhiqet në orën 15:30.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.