Nesër do të zhvillohet finalja e UEFA Conference League.
Përballja në mes të Real Betis dhe Chelseat, nis nga ora 21:00.
Kjo lojë do të zhvillohet në Poloni në stadiumin "Tarczyński Arena Wrocław".
Favoritë për ta fituar trofeun e garës së tretë më të rëndsishme në futbollin evropian për klube janë "Blutë e Londrës".
Derisa kokë më kokë, këto dy ekipe janë takuar dy herë në fazën grupore të Champions League në vitin 2005.
Njërën ndeshje e patën fituar spanjollët me rezultat 1:0 kurse ndeshjen kthyese e kanë fituar bindshëm anglezët me rezultat 4:0.
Mbetet të shihet se cilat nga këto dyja skuadra do të jenë fituese të kësaj kupe./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.