Të hënën fillojnë garat regjionale në basketboll 3x3 për shkollat fillore që zhvillohen në kuadër të programit "Sport në Shkolla".
Organizimi i garave të Basketbollit 3x3 bëhet në partneritet me Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
“Sport në Shkolla” është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës. Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me basketbollin 3×3 dhe Federata e Shahut të Kosovës.
“Sport në Shkolla” ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme. Për të arritur këto qëllime, programi ka një gamë të gjerë të objektivave dhe aktiviteteve.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.