Lajmet e fundit

“Nuk kemi ba na kompromis me Kurtin. Ne as takim s’po lypim. Kompromis kish qenë sikur t’i kishim thanë, a na i jep qekaq ministri, a na i jep këto privilegje? Gjashtë kërkesa që vetëm qytetarin e prekin, e nuk e prekin Aleancën. Aleanca nuk do as takim se s’ka çka na duhet neve takimi. Qysh duhet me i thanë qytetarit të Kosovës, Aleanca nuk do koalicion me Kurtin, nuk është e interesume me qenë në Qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje."Ish-kandidati për deputet më pas adresoi edhe çështjen e presidentit, duke thënë që nëse LDK dhe PDK e konsiderojnë Ramush Haradinajn si kandidat të përbashkët, Aleanca natyrisht se do ta mbështeste këtë gjë.
"Për pozitën e presidentit, Aleanca nuk i ka vendosur kushte kërkujt, sepse po ka ide që po thonë që Aleanca e ka propozu. Nuk e ka propozu kërkon Aleanca. Ai është tjetër proces. Nëse partitë opozitare, LDK dhe PDK, konsiderojnë që Haradinaj mundet me qenë kandidat i përbashkët, Aleanca normal që e mbështet”.