Nëse Real Madrid pranon ndonjë ofertë nga Arabia Saudite për Vinícius Júnior, ofertë e cila mund të arrijë deri në 250 milionë euro, klubi do të aktivizojë “planin H”: transferimin e Erling Haaland.
Sipas Cadena SER, presidenti Florentino Pérez ëndërron ta bashkojë Haaland me Kylian Mbappé, duke krijuar një dyshe sulmuese historike, transmeton klankosova.tv.
Edhe pse norvegjezi ka kontratë me Manchester City deri në vitin 2034, besohet se ekipi anglez mund të negociojë nëse lojtari kërkon largimin.
Një skenar i tillë do të ishte një nga transferimet më të bujshme të dekadës, duke e kthyer Real Madridin në superfuqinë absolute të futbollit evropian.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.