Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija, është skuadra e vetme shqiptare që bën pjesë në garat e Champions League.
Skuadra nga Tetova, nesër do të përballet kampionin e Azerbajxhanit, Qarabag me ndeshjen e parë që zhvillohet në Shkup.
Në rast të një kualifikimi historik në play-off të Ligës së Kampionëve, ata do të përballen me fituesin e ndeshjes Ludogorets-Ferencvaros.
Futbollisët e drejtuar nga Jeton Beqiri, tashmë e kanë siguruar të paktën fazën grupore të Conference League.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.