Anekdota kurrë nuk vjen e para. Ajo ngrihet mbi temën për të cilën po bëhet llaf, dhe jep mesazhin e vet të urtë, herë me thumba e herë me humor, mirëpo gjithmonë elegante dhe elokuente.
Salih Zogiani ka 60 vjet që mbledh anekdota shqiptare të cilat i ka tubuar nga visi më vis. Madje ai ka një vëllim me anekdota jo vetë të mërgimtarëve por edhe për ta.
Recensentë të shumtë kanë thënë fjalë të mëdha për mundin e tij që t’i sjellë këto rrëfime të shkurta që bartin mesazhe të forta.
Ndër ta, Profesor Sulejman Dërmaku, kishte thënë që Zogiani ka arritur që “këto anekdota t’i sjellë në sofrën publike për të gjithë ata që e duan këtë ushqim të shpirtit”, teksa Daut Demaku e vlerëson punën e Zogianit që i ka shpëtuar këto anekdotat nga kurthi i harresës, duke i dokumentuar ato.
Zogiani ka qenë i ftuar në KultOra për të na folur për rëndësinë e këtyre anekdotave në rritjen e identitetit shqiptar dhe në vënien e themeleve të kulturës sonë.
https://www.youtube.com/watch?v=DcJTfYHppm4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.