Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve televizive, filmave, animacioneve, dokumentarëve, dhe shumë produkteve të tjera kinematografike.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
Regjisor i këtij filmi është Ismet Sijarinën, producent Fatmir Spahiun, skenarist Ismet Sijarina dhe Arian Krasniqi.
Në vitin 2018, “Nëntor i ftohtë” ka pasur premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian, kurse në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cyrih të Zvicrës, është shpërblyer me çmimin e publikut.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.