Halima Cisse, një grua 25-vjeçare e cila të martën lindi nëntë foshnje në Marok, është mirë me shëndet. Ndërsa nëntënjakët e saj – pesë vajza dhe katër djem, kanë një rrugë përpara për ta bërë, ka deklaruar Youssef Alaoui, drejtor mjekësor i klinikës Ain Borja Casablanca ku kanë lindur foshnjat.
“Ka ende punë për të bërë sepse janë shumë të parakohshëm”, tha Alaoui për CNN. “Ata kanë nevojë për të shtuar peshë dhe të ushqehen me gji. Ka shumë probleme që na presin”.
Foshnjat kanë lindur me peshë ndërmjet 0.5 dhe 1 kilogramë, pas një shtatzënie prej vetëm 30 javësh.
Pesë prej tyre u lidhën me ventilues menjëherë pas lindjes së tyre me anë të metodës cezariane.
Më shumë se 72 orë më vonë, tre prej tyre janë ende të intubuar, duke u mbështetur në makineritë për të pompuar ajrin në mushkëritë e tyre të vogla.
Halima Cisse dhe Kader Arby, prindër të nëntënjakëve
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.