Stresi mund të jetë arsyeja themelore për shumë nga sëmundjet tona. Ai dobëson sistemin imunitar, duke bërë që ne të sëmuremi dhe të na shkaktohen dhimbje në trup.
Stresi është një përgjigje normale që në të vërtetë na mundëson të funksionojmë në mënyrë të ekuilibruar, por ndërsa jemi nën periudha të gjata stresi, ne nuk mund t’i shohim simptomat e shumta që ngjiz.
Kur jemi të stresuar së tepërmi, ne madje nuk mund ta ndiejmë stresin, pasi maskohet vetë nën disa simptoma.
Këto janë 9 shenja që tregojnë se jeni shumë të stresuar por pa e ditur:
-Trupi juaj është në dhimbje;
-Ju nuk po flini mirë;
-Ju keni luhatje në peshë;
-Nuk mund të ndaloni së menduari për punën apo problemet;
-Nuk mund të rrini në një vend;
-Ju keni pak durim me të tjerët;
-Ju keni ndryshime të mëdha humori;
-Po ju bien flokët;
-Pësoni një rënie të epshit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.