Është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në prodhimin filmimave mes Kosovës dhe Shqipërisë, kjo marrëveshje po ashtu parasheh edhe krijimin e fondit dhe promovimin e përbashkët ndërkombëtar, nënshkrimi i saj u bë gjatë takimit të qeverive të të dyja vendeve.
“Nënshkruhet Memorandumi për Bashkëprodhim Filmik i cili do të ngrisë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve filmike, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe asajë të Shqipërisë për bashkëprodhim filmik, i cili poashtu parasheh ndarjen e çmimeve kombëtare të përbashkëta në kinematografi dhe inicimin e themelimit te fondit të përbashkët dhe promovimit ndërkombëtar të përbashkët”, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
●●●
JSHKRIMI NGA
J.D
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.