Para se të lindte vajzat e saj binjake, mamaja Lauren Meehan ndau një moment të veçantë me dy infermieret e lindjes dhe bëhej fjalë për pagëzimin e tyre.
"Teksa po bëheshim gati për lindje, ekipi më pyeti nëse i kishim zgjedhur emrat", tha Meehan, e cila mirëpriti binjakët në fillim të këtij muaji, në një deklaratë për "People", transmeton Klankosova.tv.
“Ne i thamë atyre se na pëlqenin emrat Emma dhe Julia dhe e gjithë dhoma shpërtheu në të qeshura pasi dy infermieret që do të kujdeseshin për foshnjat e mia quheshin Emma dhe Julia", shtoi ajo.
Meehan tha se i gjithë grupi u gëzua nga rastësia e këndshme.
“Në atë moment, në gjithë kaosin, ne mundëm të ndalonim për një sekondë dhe të shijonim atë moment duke e ditur se emrat ishin 'të shkruar'”, tha Meehan.
Sipas Administratës së Sigurimeve Shoqërore, "Julia" ishte emri i 114-të më i popullarizuar për foshnjat e lindura në vitin 2021.
"Emma" u rendit në vendin e dytë nga viti 2019 në 2021, pasi ra nga vendi i parë që e mbante nga viti 2014 e deri në vitin 2018.
Meehan tha se infermieret që e ndihmuan gjatë lindjes do të mbahen mend për një kohë të gjatë dhe binjaket padyshim do të dëgjojnë për atë që ndodhi kur të rriten.
"Ato dy infermiere do të jenë gjithmonë të veçanta për ne dhe i gjithë ekipi që u kujdes për ne atë ditë do të ketë një vend të veçantë në zemrat tona. Do të jetë një histori qesharake t'u tregojmë vajzave tona”, përfundoi ajo. /Klankosova.tv
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.