Sipas një raportimi të La Gazzetta dello Sport, negociatat për rinovimin e kontratës mes Juventusit dhe yllit turk Kenan Yildiz janë aktualisht të bllokuara.
"Bianconerët" po hasin vështirësi për të përmbushur kërkesat e lojtarit.
Hapi vendimtar drejt rinovimit të kontratës së Yildiz deri në vitin 2030 është treguar më i ndërlikuar se sa pritej, pasi bisedimet midis CEO-së së Juventusit, Damien Comolli, dhe përfaqësuesve të lojtarit janë ndërprerë.
Ylidiz pretendon të fitojë 7 milionë euro në vit nga kontrata e re, por Juve ka arritur t'i ofrojë 6 milionë.
Aktualisht, Yildiz ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2029, me një pagë prej 1.7 milionë eurosh plus bonuse, duke e renditur atë në vendin e 19-të në listën e pagave të klubit.
Gazeta sugjeron se vetëm një ndërhyrje personale nga CEO i Exor, John Elkann, mund ta zhbllokojë situatën.
Ngërçi në negociata ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Raportimi tregon se Chelsea, Arsenal dhe Real Madrid pritet të garojnë për nënshkrimin e Yildiz verën e ardhshme.
Thuhet se Chelsea kishte ofruar tashmë 67 milionë euro për lojtarin në korrikun e kaluar dhe është i gatshëm të përballet me Real Madridin dhe Arsenalin në një ankand verën që vjen.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.