Bayern ka filluar zyrtarisht negociatat me Harry Kane për një kontratë të re deri në vitin 2028 ose 2029.
Drejtori sportiv Max Eberl konfirmoi: "Jemi në bisedime me Harryn." Kane është gati të zgjasë bashkëpunimin e tij, njoftoi Florian Plettenberg, sipas një burimi të brendshëm.
Ai nuk po mendon të largohet. Ai e do klubin, tifozët dhe qytetin, shton gazetari gjerman.
Harry Kane ka shënuar 100 gola për Bayern Munich në të gjitha kompeticionet qëkur iu bashkua klubit në verë të vitit 2023 - duke arritur këtë shifër në vetëm 104 ndeshje.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.