15.12.2018 · përditësuar para 2763 dite1 min lexim
41 vepra, 41 emocione, 41 përjetime të vendosura në pëlhurë. Në nder të 100 vjetorit të lindjes së piktorit të njohur Ibrahim Kodra, në Llugano të Zvicrës posa është hapur ekspozita me punimet e tij. Kodra, nuk kishte familje, pikturat dhe paratë qe i kishte krijuar ndër vite i kishte planifikuar të shkojnë për mësimin e artit te fëmijët.
Kështu fondacioni "Kodra Swiss Foundation" *Fondacioni Zvicerian Ibrahim Kodra) në krye me Maria Pacolli, ka në plan që të hap dy qendra rinore në Prishtinë dhe Tiranë ku fëmijët dhe të rinjtë do ti afrohen rrugës së artit dhe kulturës nëpërmjet figurës dhe veprave të Kodrës.
Ky aktivitet i Maria Pacollit ka bërë bashkë në 100 vjetorin e lindjes së Kodrës diplomat, ekspert të artit zviceran, itailian dhe shqiptar, në një ekspozitë që përshkruan të gjitha etapat e transformimit të tij artistik që nga 1944 deri në ditën kur vdiq.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.