Ish-kandidatja presidenciale në SHBA , Hillary Clinton do të publikojë një libër të ri në bashkëpunim me Simon& Schuster.
Publikimi i librit do të realizohet në vjeshtë të këtij viti teksa do të përmbajë ese personale, njofton Klan Kosova.
Esetë janë të frymëzuara nga qindra citate që ajo ka dhënë për dekada të tëra, teksa të gjitha janë mbledhur në një vend.
‘’Këto janë fjalët me të cilat unë jetoj’’ është shprehur Clinton e që ato do t’i përdorë për të treguar histori nga jeta e saj, përfshirë dhe përvojat e saj në fushatën presidenciale të 2016, njofton Klan Kosova.
Hillary Clinton ka thënë se duke ndarë këto fjalë dhe mendimet e saj rreth tyre, esetë që do të publikohen të gjitha në një libër, do të kenë kuptim për lexuesit.
Raportohet se libri ende nuk është titulluar por do të publikohet nga Simon & Schuster dhe do të redaktohet nga publicisti Jonathan Karp, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.