Pak ditë largimit të Ismet Munishit nga pozita e trajnerit të Ballkanit, ky klub e ka gjetur zëvendësimin e tij.
Në vend të "Ismet babës", klubi nga Suhareka në krye të shtabit teknik do ta ketë Blendi Shkëmbin.
Kjo do të jetë sfida e dytë në Kosovë për trajnerin nga Shqipëri, pasi që i njëjti ka drejtuar më parë edhe skuadren e Lirisë nga Prizreni.
Lajmi është konfirmuar nga klubi nëpërmjet një njoftimi:
"Mirësevjen Bledi Shkëmbi, Të dashur tifoz, Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi. Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar . Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi. Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës. Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi ? Na priftë e mbara Suharekë ?".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.