Lajmet e fundit

Një person i armatosur në uniformë ushtarake hapi zjarr ndaj automjeteve në Bregun Perëndimor të pushtuar të enjten, duke plagosur të paktën tre persona, përfshirë një djalë 13-vjeçar, thanë shërbimet e urgjencës.
Ushtria izraelite tha se ushtarët kishin bllokuar rrugët në zonë, ngjitur me qytetin Al-Auja në Luginën e Jordanit, pas raportimeve dhe po ndiqnin të armatosurin, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Mediat izraelite thanë se një burrë i veshur me uniformë ushtarake hapi zjarr ndaj automjeteve që kalonin, duke goditur një autobus shkolle, në të cilin një djalë 13-vjeçar u plagos nga predha dhe duke plagosur dy burra të tjerë në makina të veçanta.