Në humbjen 0-3 nga Rumania, nuk u paraqit fare në fushë.
Minutat e para që trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, i rezervoi për Lumbardh Dellovën, ishin ato në transferten e Qipros, ku qendërmbrojtësi i CSKA Sofias, u inkuadrua në pjesën e dytë, njofton Klankosova.tv.
Në vetëm 10 minuta brenda fushës së blertë, krushiani arriti edhe të shënonte gol, duke vulosur fitoren e "Dardanëve" në tokën qipriote, 0-4.
Paraqitja e ish-futbollistit të Ballkanit në atë takim, e bindi timonjerin gjerman, duke e vendosur titullar që në sfidën e radhës.
Dellova luajti 90 minuta ndaj Lituanisë, duke qenë prej më të mirëve në fitoren 1-2, raporton Klankosova.tv.
Edhe në përballjen e fundit ndaj Qipros në "Fadil Vokrri", futbollisti më i mirë i vitit 2023 në Superligen e Kosovës, luajti që nga fillimi, përplot 90 minuta.
[caption id="attachment_2397242" align="alignnone" width="640"]

Lumbardh Dellova, futbollist i vitit 2023, në Superligën e Kosovës[/caption]
Bashkë me kapitenin Amir Rrahmani, Foda tashmë ka gjetur 'tandemin' e mbrojtjes së fortë, pasi i vetmi gol i pranuar që kur nisi të luaj numri 5 i reprezentacionit, ishte ai me Lituaninë, kur portieri Saipi bëri një dalje të gabuar.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.