Në Teatrin Dodona, sonte jepet premiera e shfaqjes Lenorë “Emotional Exhibition”, e cila paraqet një simfoni emocionesh, ku dashuria e sfiduar nga lufta eksplorohet përmes një gjuhe poetike dhe simbolike, duke lënë një jehonë të përjetshme mes kujtimeve, dhimbjes dhe ëndrrave të thyera.
Përmes gjuhës poetike, simbolikës së thellë dhe imazheve, shfaqja zhbiron plagët dhe fuqinë e shpirtit njerëzor, duke ofruar një përjetim të paharrueshëm të dashurisë, kujtimit dhe dhimbjes që lufta lë pas.
Aktorët të cilët luajnë në këtë shfaqje janë: Valmira Hoti, Rifat Smani, Armend Zeqiri
Dramatizimi dhe Regjia: Bashkim Ramadani
Skenografia: Burim Arifi; Kostumografia: Blendina Xhema; Dizajni i dritave: Skender Latifi; Lustrimi dhe dizajni: Dardan Luta, Fotografitë: Sovran Nrecaj, Video: Genc Berisha, Teknikë të skenës: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi; Producent: Bashkim Ramadani.
Premiera jepet sonte më 29.01.2025 nga ora 19:30 në Teatrin Dodona, ndërsa repriza nesër më 30.01.2025.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.