Lajmet e fundit

Çudirat në dasmat shqiptare nuk kanë fund!
Një çift nga Malësia e Madhe i ka befasuar të gjithë dasmorët e pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit të dashurisë së tyre.
Ata nuk kanë zgjedhur të bëjnë hyrjen tradicionale siç jemi mësuar t’i shohim çiftet, por kanë preferuar ‘kovën’ e një vinçi të rrethuar me fishekzjarre.
Mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve ata kanë zbritur me vinç nga 50 metra lartësi
Në videon e sjellë nga qytetarët në tvklan.al, shihet qartë ky moment mjaft i veçantë që ka lënë pa fjalë të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni martesore./tvklan