Në kuadër të projektit “RRËFIMTARIA”, ciklin e shfaqjeve dhe diskutimeve rreth filmit dokumentar, sonte nga ora 18:00, në Kino ABC do të shfaqet filmi dokumentar “Ferdonija”, me regji nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti.
Pas shfaqjes së filmit, do të zhvillohet diskutimi me regjisorin Gazmend Bajri, ku do të eksplorohet procesi krijues i filmit dokumentar, qasjet dokumentuese dhe sfidat e realizimit të një filmi që prek shtresat më të thella të kujtesës kolektive.
Ndërsa, nga ora 19:30, shfaqet film dokumentar “Sign”, me regji të Erblin Nushit, e më pas do të zhvillohet diskutimi me producenten dhe aktoren kryesore, Irena Aliu, ku do të trajtohen tema e filmit, qasjet artistike dhe procesi i ndërtimit të një rrëfimi që pasqyron përvojat dhe realitetet me të cilat ballafaqohen gratë në Kosovë./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.