Një statujë bronzi e këngëtares kolumbiane Shakira është vendosur në qytetin e saj të lindjes, Barranquilla.
Statuja prej 6,5 metrash e gjatë e tregon atë duke rrotulluar ijet e saj në lëvizjen e kërcimit, lëvizje kjo e cila u shfaq në videon e saj të njohur të këngës Hips Don't Lie.
Artistja ka shpërndarë fotot e prindërve të saj para statujës në llogarinë e saj në Instagram, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në zbulimin e statujës të martën morën pjesë prindërit e Shakirës, Ëilliam Mebarak dhe Nidia Ripoll, si dhe nga kryebashkiaku i Barranquilla.
I referohet gjithashtu punës së saj bamirëse përmes një fondacioni që ajo krijoi të quajtur "Pies descalzos", spanjisht për "këmbë zbathur", i cili promovon zhvillimin e hershëm të fëmijërisë.
Shakira falënderoi skulptorin, Yino Márquez, dhe studentët e tij për "talentin e jashtëzakonshëm artistik" që kishin demonstruar duke krijuar bronzin.
Viti 2023 ishte një vit i suksesshëm për këngëtaren, e cila fitoi tre çmime Latin Grammy, një prej tyre me kolegun e tij artist kolumbian Karol G.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.