Për nder të Ditës Ddërkombëtare të Librit për Fëmijë, shkolla fillore ‘’Tetë Marsi’’ në Pejë, ka mbajtur një aktivitet duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth problemit të mos leximit të librit.
Me arsyetimin ''Pse libri nuk lexohet aq sa duhet?'' pjesa e ''Sheshit të Akademikëve'' nga mëngjesi i sotëm është vërshuar me libra të ndryshëm të hedhur në tokë, njofton Klan Kosova.
Ky aktivitet që po mbahet në Komunën e Pejës, ka qëllim sensibilizimin e qytetarëve për leximin, ruajtjen dhe vlerën e librit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.