Sonte me fillim nga ora 19:00, në palestrën "Sezai Surroi" Proton Cable Prizren do të ballafaqohet me Pejën.
Ndeshja luhet në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Përballja në fjalë është shumë e rëndësishme për të dyja palët, njofton Klankosova.tv
Aktalisht prizrenasit i kanë dy fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanët tri fitore e pesë humbje.
Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejtë në platformën kryesore televizive në vend, Artmotion.
Ndeshja Bora-Sigal Prishtina është shtyrë me kërkesë të Sigal Prishtinës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.