Në Shtëpinë Evropiane në Prishtinë, sot hapet ekspozita e arti e titulluar “Ekspozitë mbi të Drejtat Pronësore, Strehimin dhe Zhvendosjen – Zëra përmes Artit”.
Kjo ekspozitë sjell në vëmendje temat thelbësore të të drejtave pronësore, strehimit dhe zhvendosjes, të përjetuara dhe të shprehura nga artistë romë. Përmes tregimeve të fuqishme vizuale, theksojmë rëndësinë e përfshirjes, identitetit dhe drejtësisë në fushën e të drejtave për pronë dhe strehim.
Artistët pjesëmarrës janë: Farija Mehmeti, Dashnim Berisha dhe Bajram Mehmeti.
Ngjarja mbahet sot dhe nesër nga ora 11:00, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.