Manifestimi tradicional i 16-ti me radhë, Takimi Letrar “Esad Mekuli”, mbahet sot në Prishtinë, në kuadër të të cilit me punimet e tyre në poezi, prozë, kritikë, fragmente drame, ese, publicistikë etj., do të paraqiten anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, dhe të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare e më gjerë.
Në këtë edicion do të mbahet sesioni letrar “Gjuha letrare në vepra dhe në medie”, përurohen disa vepra letrare dhe publicistike, akademia letrare, dhe dorëzohet çmimi letrar “Esad Mekuli” për krijimtari të përgjithshme të shkrimtarit. Laureat është shkrimtari e publicisti Bedri Halimi.
Pastaj, katër punimet që i dallon juria letrare nderohen me çmime letrare “Bardi I”, “Bardi II”, “Bardi III” dhe me një komplet të veprave shkencore e letrare të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Poashtu, bëhet edhe pranimi i anëtarëve të rinj./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.