Qendra Kometë dhe Qendra Multimedia sot organizojnë një bisedë feministe ndërmjet poetes dhe autores boshnjako-kroate Marija Dejanoviq dhe aktivistes feministe e autores kosovare Valmira Rashiti.
Biseda do të përqendrohet në praktikën krijuese të Dejanoviqit.
Duke u nisur nga një pikëpamje feministe, do të diskutohen temat që gjenden në krijimtarinë e Dejanoviqit e që lidhen me gjuhën, migrimin dhe rezistencën.
Në këtë ngjarje, Dejanoviq do të lexojë disa copëza nga punët e saj.
Marija Dejanoviq është autore boshnjako-kroate, krijimtaria e së cilës lëviz mes Kroacisë, Greqisë dhe Ballkanit. Ajo është autore e librave “Etika e bukës dhe e kuajve”, “Zemra e drurit dhe koleksionit të shumëvlerësuar”, “Mirësia e ndan natën nga dita", etj.
Diskutimi do të mbahet në gjuhën angleze, nga ora 18:00 në Qendrën Kometë./Klankosova.tv

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.