Poezi dhe tekste të pazbuluara më parë, të shkruara nga i ndjeri Johnny Cash, janë kthyer në një album të ri të përbashkët të titulluar “Johnny Cash: Forever Words”, me muzikë të re nga Chris Cornell.
Albumi do të realizohet më gjashtë prill përmes Legacy Recordings të Sony-t, dhe në këtë album përfshihen edhe Ruston & Kacey Musgraves, Roseanne Cash, Alison Krauss & Union Station, Kris Kristofferson & Willie Nelson, Brad Paisley, John Mellencamp, Carlene Carter, Elvis Costello, The Jayhawks si dhe i ndjeri Chris Cornell.
I biri i Johnny Cash, John Carter Cash, ishte bashkëproducent në albumin e itj të ri, dhe e përshkroi si një “përmbledhje monstruoze” e materialit të tij të pazbuluar.
Kënga “You Never Knew My Mind” këndohet dhe performohet nga Chris Cornell, e që është ndër incizimet e tij të fundit.
https://www.youtube.com/watch?v=GQoaQP8l-k4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.