Baseli ka shënuar fitore 1:2 ndaj Winterthurit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligë.
Gol në këtë takim shënoi Xherdan Shaqiri.
Shaqiri shënoi në minutin e 29-të, pas pesë ndeshje mungese golash.
Por, një gjest i tij po komentohet shumë, pasi sulmuesi ia la penalltinë, Otele- i cili e humbi atë në minutën e 65-të.
Ky ishte goli i gjashtë i “Big Shaq” në ligë këtë sezon.
Ai ka bërë edhe tetë asiste.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.