14.01.2016 · përditësuar para 3828 dite1 min lexim
Kur ke probleme të mëdha dhe do të dëshironit që nëna e juaj të gjendej afër jush për të të qetësuar e ajo nuk është aty, atëherë mund ta merresh një nënë me qira.
Po, pra kjo është puna e Nina Keneally themeluesja e “Need A Mom” që ushtron detyrën e saj në Brooklyn të New York-ut.
Për 40 dollarë në orë, ajo mund të dëgjojë për problemet e tua, të këshillon nëse këtë gjë e kërkoni, të gatuaj diçka për ju, të hekuros këmishën dhe të gjitha gjërat që bëjnë mamat.
Madje ajo asnjëherë nuk të krahason me të afërmit e juaj, e motoja e saj është “Kur ju nevojitet një nënë... por jo nëna jote”.
“Unë bëhem një nënë pa bagazhe”.
“Të dëgjoj njerëzit e tjerë është diçka që vjen shumë natyrshëm tek unë, dhe unë me të vërtetë kënaqem duke qëndruar me të rinjtë”.
Por shërbimet e Keneally kanë një limit.
“Unë nuk do të pastrojë banjon dhe nuk do ia pastrojë enët. Nuk jam shërbëtorja juaj siç do thoshte nëna e juaj”, është shprehur Keneally.
Keneally është nënë e dy djemve, njëri 27 vjeçar e tjetri 30 dhe më parë ka punuar në teatër.
Ajo e ka lansuar zyrtarit “Need A Mom” në muajin tetor, dy vjet pasi që u zhvendos në New York së bashku me burrin e saj nga Konektikat.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.