Për herë të tretë organizata joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” po organizon festivalin multikulturor, me synim të ngritjes së vetëdijes rreth fuqizimit, sfidave dhe paragjykimeve që ekzistojnë ndaj grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Pjesë e një aktiviteti në këtë festival kësaj radhe u bë edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
Ajo u takua me vajzat e klubit futbollistik të Femrave në Mitrovicë të cilat këtë vit janë bërë kampione.
Osmani ndau me vajzat e KFF Mitrovica eksperiencën e saj në sport, planet institucionale për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara në sport dhe potencoj rëndësinë që kjo fushë në zhvillimin e vajzave të reja.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Isak Skenderi, Drejtor në OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Vesa Batalli menaxhere e programit dhe Klubi i Futbollit Mitrovica 3, transmeton Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.