Me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së artistit Muharrem Qena, Muzeu i Mitrovicës në bashkëpunim me “Mitrovica Guide” organizuan një manifestim me familjarët e Muharrem Qenës, me ç’rast u evokuan kujtime rreth jetës dhe veprimtarisë së artistit në fjalë.
Gjatë bashkëbisedës me Igballe Qena, Leze Qena, Sadedin Prekazi, u diskutua fëmijëria, lidhja e Muharremit me Mitrovicën, rinia dhe formomi profesional ndërsa në pjesën e dytë së bashku me Melihate Kozeta dhe Rebeka Qena u diskutuan raportet familjare dhe kujtime personale të artistit.
Me rastin e përkujtimit të këtij personaliteti të shquar të artit e kulturës Muzeu i Mitrovicës hap javën e Muharrem Qenës me një ekspozitë me gjësende personale në sallën multimediale, që do të jetë e hapur nga sot deri të premten
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mitro të dua” me ç’rast i gjithë tregimi do të digjitalizohet dhe më pas të prezantohet në kuadër të sektorit multimedial të qytetit të Mitrovicës.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mitro të dua” me ç’rast i gjithë tregimi do të digjitalizohet dhe më pas të prezantohet në kuadër të sektorit multimedial të qytetit të Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.