Në ndeshjen ndërmjet Malishevës dhe Dritës, nuk u shënua asnjë gol.
Portierët e dyja skuadrave nuk u dashtë asnjëherë ta nxjerrnin topin nga rrjeta në lojën që u zhvillua në stadiumin "Liman Gegaj".
Edhe vendasit por edhe mysafirët u ndanë me nga një pikë.
Mysafirët nga Gjilani ngelën me një lojtar më pak në fushë, pasi që Bleron Sheji u ndëshkua me të kuq në minutin e 81-të.
Ekipi nga Malisheva aktualisht në renditjen tabelare, është e dyta me 18-të pikë kurse Drita ka rëndë për një pikë nga vendi i katërt në të pestën.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Loja u transmetua drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të platformës më gjigande Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.