Lajmet e fundit

Në këtë fazë, janë vlerësuar vajzat që kanë spikatur në kategori të veçanta, si:
Miss shqiptarja në diasporë është fituar nga Elona Hajrizaj.
Çmimin për “Modelja më e mirë shqiptare 2024” e ka fituar bukuroshja gjakovare, Kanina Mullahasani.
Një nga çmimet kryesore të spektaklit ishte Miss Diamond 2024, çmim të cilin e fitoi bukuroshja Kristina Kotorrri nga Elbasani, e cila mori si shpërblim një gjerdan floriri të stolisur me Diamante me vlerë mbi 3000 euro, i cili u dhurua në skenë nga producenti i spektaklin, zoti Ilir Geci.
Geci në skenë pas ndarjes së këtij çmimi ka falënderuar edhe kompaninë Flori Diamonds për realizimin mjeshtëror të varëses me Shqiponjë dhe diamant të plotë, të cilën e fitoi Kristina.
Çmime të tjera në këtë fazë ishin:
Miss Sharmi 2024 - Luiza Zeqiri,
Mis Elegance 2024 - Llaura Maroviç,
Miss Fotografia 2024 - Marigona Sallahaj,
Miss Inteligjenca 2024 - Kanita Ballovci,
Miss Smile 2024 - Aurela Krasniqi
Miss Press 2024 - Erilda Brati,
Miss rrjetet sociale - Suela Imeri,
Best Style 2024 - Lejmonda Bajoku
Best Body 2024 - Leandra Latifi
Best Face 2024 - Marigona Sallahaj
Juria përzgjodhi edhe Top 10 finalistët që po vazhdojnë garën drejt finales së madhe sonte.
Për veshjet tradicionale të vajzave sonte është përkujdesur Artizanat Venera Gold nga Tetova, të cilët i dhanë madhështi këtij eventi përmes krijimeve të tyre unike.
Ky spektakël, i organizuar nga Gecjan Fashion Group, vazhdon të ngjarja më e rëndësishme në botën shqiptare të modës.
