Lajmet e fundit

Vjedhja e dy veprave, të përshkruara si tepër të çmuara kishte ngritur kritika për sigurinë në muzeun më të madh në botë të artit.
Asnjëra nga veprat nuk ishte e siguruar në atë kohë dhe të dyja i ishin huazuar muzeut të Van Goghut nga Qeveria holandeze.
Muzeu përmes një deklarate ka bërë të ditur se deri tani nuk është e qartë se kur punimet do të kthehen në Amsterdam, por kanë bërë të ditur se pikturat janë në gjendje të mirë.