Skuadra e Dritës ka arritur të kalojë në epërsi në duelin ndaj Prishtinës në kryeqytet.
Realizator për mysafirët, Arb Manaj.
Dueli ndërmjet "Plisave" dhe "Intelektualëve" është i vlefshëm për xhiron e dytë të Albi Mall Superligës në futboll, por i shtyer si shkak i angazhimit të gjilanasëve në kualifikimet e UEFA Conference League, njofton Klankosova.tv.
Aktualisht, Prishtina zë pozitën e katërt në tabelë me 19 pikë, kurse Drita është e treta me 21 sosh.
Para tyre në renditjen tabelare gjenden Ballkani dhe Malisheva me nga 22 pikë të grumbulluara, raporton Klankosova.tv.
Ndeshja Prishtina - Drita po transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.