Java e 33-të e Superligës së Kosovës sjell sot dy ndeshje shumë të rëndësishme, si në garën për titull ashtu edhe në luftën për mbijetesë.
Vëmendja kryesore do të jetë në derbin mes FC Drita dhe FC Ballkani, ku përballen liderja dhe skuadra e vendit të dytë në tabelë.
Drita hyn në këtë sfidë me tetë pikë më shumë se Ballkani dhe në rast fitoreje do të sigurojë matematikisht titullin e kampionit në Superligë. Gjilanasit kanë qenë skuadra më konstante gjatë edicionit dhe tani janë vetëm një hap larg festës së madhe.
Në anën tjetër, Ballkani synon ta shtyjë garën për titull edhe për javët e mbetura, duke kërkuar triumf në një nga ndeshjet më vendimtare të sezonit.
Po aq interesante pritet të jetë edhe sfida mes KF Drenica dhe SC Gjilani. Vendasit ndodhen në luftë të ashpër për mbijetesë dhe për ta vetëm fitorja mban gjallë shpresat për të qëndruar në elitën e futbollit kosovar.
Gjilani ndërkohë kërkon pikë të rëndësishme për të përmirësuar pozitën në tabelë dhe për ta mbyllur sezonin sa më lart.
Të dyja ndeshjet zhvillohen sot nga ora 16:00 dhe transmetohen në Artmotion.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.