Performancat e tij janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale dhe këngët me famë botërore janë bërë specialitetit i tij.
Elmir Berisha tash e 30 vite jeton në Zvicër, por çiftelinë e ka shumë për zemër.
Pasioni për çiftelinë i kishte lindur që në fëmijëri ku çdo gjë filloj rastësisht.
Pavarësisht se kishte emigruar rreth 3 dekada më herët, megjithatë dashurinë për çiftelinë e ka ruajtur.
Karakteristikë e performancave të tij, janë këngët me nam ndërkombëtar, të cilat me mjeshtri i luan në çifteli.
Qëllimi i tij është që çiftelinë ta inkorporojë edhe në muzikë moderne, mundësisht në grupe muzikore ndërkombëtare.
https://www.youtube.com/watch?v=83QDGpMidLw
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.