Në kuadër të DokuFest-it në Prizren sot u organizua një panel diskutimi lidhur me mungesën e përkushtimit dhe gatishmërisë nga ana e institucioneve për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar.
Të ftuar në këtë panel ishin: Eric Gibson nga Departamati amerikan i Drejtësisë si dhe Adam LeBor, autor britanik, novelist dhe gazetar, njofton Klan Kosova.
Gibson u shpreh se luftimi i korrupsioni publik pavarësisht a je në Kosovë apo jo, nuk është e lehtë dhe që korrupsioni dëmton institucionet demokratike.
Kurse LeBor ka thënë se korrupsion ka sidomos në Ballkan e me theks të veçantë në ish shtetet e Jugosllavisë në të cilat sipas tij nuk po arrihet të ndalet. Ai i ka bërë thirrje BE-së që të vështirësoj kriteret dhe të përkujeset më shumë për këto vende në mënyrë që të ndalet korrupsioni.
Të pranishëm në publik për ta dëgjuar këtë diskutim ishin edhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie si dhe Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.