Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, i kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë, në ditën e 461–të të përballjes me virusin, ka konfirmuar se gjendja në këtë komunë është nën kontroll dhe me vetëm 5 raste aktive, ndërsa, nga java e ardhshme konfirmohet për fillimin e vaksinimit masiv.
“Në Gjilan sot i kemi vetëm pesë raste në dy familje, të cilët nuk kanë simptoma të rënda, që janë duke u trajtuar nga ekipet shëndetësore. E dhimbshme mbetet gjithmonë humbja e 146 qytetarëve tanë, të cilët për shkak të Covid-it dhe problemeve të tjera shëndetësorë, janë ndarë nga ne për këtë periudhë të përballjes me virusin. Me ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, ku llogarisim 50-60 mijë qytetarë më shumë që kanë hyrje-dalje në Gjilan si banorë, duhet të kemi bashkërisht vigjilencë të lartë për të shmangur përhapjen e mundshme të infeksionit”, ka thënë Haziri.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.