Lajmet e fundit

Autoritetet ukrainase raportuan shpërthime në rajonet verilindore, jugore dhe perëndimore të vendit të enjten në mëngjes, gjatë një vale të re të sulmeve me raketa ruse për të cilat Kievi tha se dëmtuan objektet e rrjetit të tij energjetik.
Shpërthime u dëgjuan në qytetin ukrainas të Kharkiv, tha kryebashkiaku Ihor Terekho në aplikacionin e mesazheve Telegram, si dhe në rajonin e Zaporizhzhia, sipas guvernatorit Ivan Fedorov, gjithashtu në aplikacion.
Guvernatori i rajonit perëndimor të Lvivit, Maksim Kozytskyi, tha në Telegram se mbrojtjet ajrore po punonin në zone, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ministri ukrainas i Energjisë Herman Halushchenko tha në Telegram se sulmet kishin në shënjestër objektet e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë në rajonet Kharkiv, Zaporizhzhia, Lviv dhe Kiev.