Lajmet e fundit

Në Bibliotekën Kombëtarë në Prishtinë sot u promovua libri i autorit Ismail Muharremi “Fushë Kosova në shtjellën e mbijetesës 1878-1999”. Për redaktorin e këtij libri, Skënder Zogiani, kjo vepër ngërthen në vete rikthimin e kujtesës historike për përjetimet e shqiptarëve të pas Luftës së Dytë Botërore e deri tek lufta e fundit në Kosovë.
Për 12 kapitujt e kësaj monografie foli edhe recensenti i saj, Rexhep Osmani.
Sipas tij, në këtë libër lexuesit mund të gjejnë të dhëna burimore për shqiptarët që u masakruan në vitin 1999 nga pushtuesi serb në Fushë Kosovë.
Pak fjalë tha edhe autori i kësaj vepre, Ismail Muharremi.
Sipas pedagogut ky libër u shkrua që të mos harrohen faktet dhe përjetimet e shqiptarëve të persekutuar gjatë gjithë historisë, njofton Klan Kosova.